Një tërmet ka goditur ditën e sotme Naxosin në Greqi.
Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është ndjerë edhe në Atikë.
Sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës epiqendra e lëkundjes sizmike ndodhet në një zonë detare në verilindje të Naxos.
Pra rreth 13 kilometra në veriperëndim të Donoussa-s dhe me një distancë nga Athina rreth 180 kilometra. Nuk raportohen dëme materiale dhe në njerëz.