Nga avokatët, agjentët e pasurive të patundshme, psikologët dhe inxhinierët e IT-së pohojnë se me legjislacionin e mëparshëm për tatimin mbi të ardhurat kanë hasur shumë pengesa për dokumentimin e shpenzimeve, veçanërisht të karburantit, për këtë, deklarimet e vitit 2023 janë të ulëta. Por edhe ligji i ri, sipas kontabilistëve dhe ekspertëve të legjislacionit fiskal kufizon njohjen e shpenzimeve për profesionet e lira që nuk dëshirojnë të zgjedhin regjimin e veçantë. Për transport brenda vendit nuk njihen shpenzimet më shumë se tarifat e transportit interurban të transportit publik.
Nga avokatët, psikologët e gjykatave, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, inxhinierët e IT-së pohojnë se pothuajse janë taksuar 100% për të ardhurat e deklaruara, pasi legjislacioni i ka kufizuar për dokumentimin e shpenzimeve.
Për rrjedhojë, shumë biznese të profesioneve të lira në vitin 2023 kanë deklaruar pak shpenzime ose në disa raste, shpenzimet e deklaruara janë zero. Kontabilistët shpjegojnë se kjo ka ndodhur për dy arsye. Së pari, shumë prej bizneseve e kanë të vështirë të dokumentojnë shpenzimet, për shkak të kufizimeve ligjore. Së dyti, duke qenë se këto biznese ishin pa përgjegjësi tatimore nuk e kanë vrarë mendjen ta bëjnë një gjë të tillë.
Vetë profesionistët e lirë pohojnë se hasin vështirësi për dokumentimin e një prej shpenzimeve kryesore operacioniale të aktivitetit të tyre, siç është përdorimi i karburantit për transport. (lexo KËTU shkrimin e plotë)