-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër provimi i parë i maturës, paralajmërimi i fundit

Kryesoret

Nesër maturantët do të zhvillojnë provimin e parë, të gjuhës së huaj. Më 10 Qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 Qershor provimi i Matematikës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me monitoruesit që do të ndjekin nga afër të gjithë procesin e provimeve të maturës.

“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur.

Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin në fund te zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.

“Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit