-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me thika në Farkë, plagoset 34-vjeçari

Kryesoret

Një 40-vjeçar u arrestua sot çasi gjatë një konflikti plagosi me thikë një 34-vjeçar.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Farkë ku autori me iniciale B.B është arrestuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I plagosuri, i identifikuar me inicialet H. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”,-njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit