-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistët: Kosova të rimendojë strategjinë me aleatë për konsolidimin e shtetësisë së saj

Kryesoret

Dështimi i Kosovës së fundmi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, sipas analistëve, nxjerr në pah një situatë të brishtë për konsolidimin e saj ndërkombëtar. Eksperti dhe ligjëruesi nga Universiteti Johns Hopkins, Edward P. Joseph i tha Zërit të Amerikës se institucionet e Kosovës duhet të riparojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë duke përmbushur kërkesat që i janë parashtruar, ndërkohë që sipas ndihmës profesorit të Universitetit të Utrehtit, Kushtrim Istrefi aleatët kryesorë të Kosovës tani po mbajnë një qëndrim më neutral rreth konsolidimit të saj ndërkombëtar dhe janë tërësisht të përqendruar te procesi i dialogut me Serbinë.

Mungesa e mbështetjes për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është shembulli i fundit i vështirësive dhe paqartësive që rrethojnë konsolidimin e pozitës së Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si dhe marrëdhëniet me aleatët e saj.

Njohësit e zhvillimeve në Kosovë i thanë Zërit të Amerikës se Kosova dhe aleatët e saj duhet të rishqyrtojnë strategjinë aktuale, e cila përqendrohet në dialogun dhe marrëveshjet që dalin nga ai.

Eksperti nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare pranë Universitetit Johns Hopkins, Edward P. Joseph thotë se udhëheqësit e Kosovës duhet të heqin dorë nga politikat përçarëse me bashkësinë ndërkombëtare dhe komunitetin serb në Kosovë.Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit