10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Politika e përfshirë me krimin’ Vezaj: Ervis Martinaj ka mbështetur PD

Kryesoret

Gazetari i ftuar te ‘5 Pyetjet’ Flamur Vezaj ka shprehur se politika si e majtë dhe si e djathë ka lidhje me krimin.

Ai madje u shpreh se Ervis Martinaj ka ka mbështetur historikisht të djathtën, ndërsa thotë se edhe Rama ka lidhjet me grupet kriminale.

“Në Shqipëri ato që tha RAI nuk është se nuk diheshin. Nuk mendoj se Shqipëria është narko shtet. Disa fakte qëndrojnë, si në Tiranë ka ndërtime që bëjnë kompani të lidhura me trafikantë të drogës. Janë 350 zyrtarë që kanë rezultuar të dënuar jashtë Shqipërisë dhe kanë qenë të emëruar dhe promovuar nga mazhoranca aktuale. Ke 8 deputetë të larguar që janë të dënuar. E dimë lidhjen me Arben Ndokën, Ndrecat, Avdulajt janë me fotografi të tëra me Vangjush Dakon.

Fakti që të gjithë këta rezultojnë të përfshira me zotin Rama dhe zyrtarë të tjerë s’do të thotë që jemi narko shtet. Por që ka individë të caktuar, qoftë edhe Rama që takon, kjo vjen se s’bën verifikime paraprake, për të marrë informacion. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që ti një kryeministër e takon me një mesazh celulari dhe e pret pa e verifikuar. Qeveria nuk është narko shtet, por ka lidhje me personazhe që janë të implikuar në trafikun e drogës, kjo është thënë e stërthënë.

Martinaj ka mbështetur historikisht PD, politika në të gjitha krahët është e përfshirë. Rama dhe mazhoranca e sotme ka futur 8 deputetë të dënuar. Mazhoranca është më e theksuar në të gjitha rastet në përfshirjen me grupet kriminale”, tha Flamur Vezaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit