Në një postim në rrjetin social “X”, Rama ka reaguar për akuzat e opozitës dhe Arben Ahmetajt pas intervistës së tij në RAI 3 ku deklaron se hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje!
Sipas tij, zhvillimin e Shqipërisë nuk e ndal dhe nëpërkëmb dot askush.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama.