Kylian Mbappe është lojtari më i ri i Real Madridit.
Klubi ka bërë njoftimin zyrtar në rrjetet sociale, dukë i dhënë fund një prej ‘telenovela’ më të gjata në futboll.
Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirnënjohur sportiv, Fabrizio Romano, Mbappe ka arritur akordin me “Mbretërit” e Spanjës, për një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029 dhe sa i përket pagës akoma nuk është zbuluar shifra e saktë, që “gjeli” francez do të përfitojë te 15 herë fituesit e Champions League.