-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Nuk besoj që ekzistojnë dallime të patejkalueshme me Osmanin dhe të tjerët

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve tjerë shtetërorë, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diskutimet në këtë drejtim janë rritur secilën herë e më shumë, pasi Presidenca e Kosovës ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar me të, lidhur me hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Bërja e hapave drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka qenë kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë lidere në fushën e të drejtave të njeriut, në muajin maj.
Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës patën thënë se gjatë muajit maj do të dërgonin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se diçka e tillë ka qenë e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.

“Kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin [Glauk] Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten [Vjosa] Osmani, nuk kemi pasur diskutime, ndonjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla që janë të patejkalueshme”.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar ditë më parë kabinetet e Osmanit, Kurtit dhe Gërvallës për të marrë përgjigje nëse kanë ndryshuar raportet mes tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

Por, Ilir Kërçeli nga kabineti i i kryetarit të Kuvendit, ka mohuar të ketë ndonjë mospajtim mes presidentes Osmani dhe kryeparlamentarit Konjufca. Për më shumë kliko KËTU 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit