Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh, ka përfshirë administratorë të institucioneve financiare jo bankare, si dhe përmbarues privatë, që vepronin në një cikël të mbyllur mes tyre. Dyshimet u ngritën në vitin 2020 nga ministria e Drejtësisë, e cila bëri një kallëzim penal. Por hetimet nisën intensivisht vitin e kaluar.
Qytetarët, viktima të kësaj skeme mashtrimi, janë shtrënguar të marrin kredi të reja për të shlyer të vjetrat, apo u janë sekuestruar pasuri që tejkalojnë shumëfish detyrimet e tyre. Banka e Shqipërisë kërkon ndryshime ligjore dhe pret që ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave të vihen në lëvizje.
“Pas marrjes së kredisë nga MCA, filluan të vinin vazhdimisht shkresa, duke pretenduar shifra shumë të mëdha për të shlyer detyrimin, që ishte shumë i lartë. Bënë sekuestrimin e një kolaterali tokë dhe veprime të ndryshme, si bllokim lekësh në llogarinë e garantorit. Më bënë një përllogaritje dhe shuma shkonte afërsisht rreth 8 milionë lekë të vjetra, detyrimi i mbetur. Më bënë një grafik që do t’i përmbahesha rregullisht për të shlyer kredinë. Për më shumë kliko KËTU