Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka së bashku me nënkryetarin Agron Gjekmarkaj janë takuar sot me kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia, Paolo Barrelli dhe deputetin Alessandro Batilocchio.
Sipas 2 deputetëve të PD-së fokusi i bisedës kishte të bënte me arrestin e shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Është detyrë morale e një vendi mik që të mos konsiderojë vetëm marrëdhëniet ndërshtetërore por edhe çështje të demokracisë së brendshme.
Sali Berisha është një kontribut dhe simbolikë politike jo vetëm në raportet e Shqipërisë me Forca Italia, por edhe Italinë dhe Europën. Zgjedhjet në Shqipëri, u theksua, nuk janë më çështje alternativash, por bandash”, theksuan ata.