-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmoi Ramën, deputeti socialist i kthehet Ahmetajt: Ti s’ke folur njëherë në qeveri

Kryesoret

Për deputetin socialist Eduard Shalsi akuzat e Arben Ahmetajt për Edi Ramën janë qesharake. Ai thekson se “Ahmetaj kurrë s’ka ngritur zërin, jo më të evidentojë probleme”.

Eduard Shalsi: Në vitin 2004 iu bashkova ekipit të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës dhe besoj që hyj tek njerëzit që e njoh mirë vizionin, fuqinë transformuese.

Çfarë ka bërë për Tiranën dhe çfarë po bën për Shqipërinë. Kam qenë shumë afër tij në cilësinë e shefit të kabinetit, në cilësinë e nënkryetarit të bashkisë, kam qenë dy herë ministër…Të dëgjoj tani disa akuza…

-Të zv.kryeministrit, nuk janë thjesht disa akuza?

Eduard Shalsi: Unë se kam dëgjuar ndonjëherë të ngrejë zërin.

-Ahmetaj thotë kam qenë dy herë kundër në mbledhje, kam refuzuar të shkoj.

Eduard ShalsiUnë mund të them që kam qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme. Kam parë debate. Nuk e kam dëgjuar kurrë këtë njeri të bëjë debat, jo më të ngrejë çështje shqetësuese. E thamë që nëse realisht kishte shqetësime, mund të bënte…

-Pra ti quan pikë të dobët kredibilitetin?

Eduard Shalsi: Patjetër! Nëse do i kisha dëgjuar këto akuza nga një person tjetër…Mua më bëjnë të qesh këto gjëra, nuk i marr seriozisht./tvklan.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit