-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për migrantët, Meloni e Rama në strukturat pritëse në Gjadër e Shëngjin

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi sot Portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit ku do të funksionojnë dhe dy strukturat pritëse për migrantët, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, e cila ka provokuar debate të shumta jo vetëm në Italia. E shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ajo deklaroi se këto struktura do të jenë të gatshme në fillim të muajit gusht.

Zonja Meloni këmbënguli në faktin se marrëveshja mund të jetë një mjet i fuqishëm për të frenuar flukset migratore. Kryeministri shqiptar nga ana e tij, përsëriti se vendi i tij e ndërmori këtë hap, si një shenjë mirënjohjeje ndaj Italisë për mbështetjen e madhe që ajo i ka ofruar Shqipërisë ndër vite.

Shtatë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për migrantët në Romë, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kreu i qeverisë italiane, ishte sot në Gjadër e Shëngjin, aty ku do të veprojnë dy strukturat pritëse. Protokolli mes dy vendeve parashikon që migrantët e kapur në det nga anijet e autoriteteve italiane, të sillen në Shqipëri, ku kampi që do të ngrihet në Gjadër do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh.

Në Portin e Shëngjinit, ku do të kryhen procedurat e para të identifikimit të migrantëve, struktura është përfunduar. Por siç shpjegoi kryeministrja Meloni, gjithshka pritet të nisë në fillim të muajit gusht: “Dy strukturat do të jenë funksionale prej datës 1 gusht dhe fillimisht do të nisim me më shumë se 1 mijë vende, për të mbërritur pastaj, deri tek shifra 3 mijë siç është parashikuar nga Protokolli”. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit