Ditën e sotme Heidi Baci ka qenë e ftuar në ‘Top Albania Radio’ ku përveçëse foli për eksperiencën brenda BBV3 tregoi edhe për jetën e saj pas përfundimit të këtij rrugëtimi.
Heidi sqaroi edhe marrëdhënien e saj me moderatoren Bora Zemanin duke u shprehur se edhe më parë nuk e ka ndjekur në Instagram dhe në momentin që kishte parë lajmet filloi që ta ndiqte pasi kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën.
Ajo gjithashtu tha se nuk ka qenë shumë mirë nga ana shëndetësore pasi ka pasur problem me sytë por po ambientohet.
Biseda:
Si t’u duk jugu i Shqipërisë pas pushimeve që kalove aty?
Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur.
Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë?
Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë.
Duke qëndruar këtu, shumë portale aluduan së fundmi për një prishe të marrëdhënies tënde me Borën. Çfarë ke për të thënë për këtë?
I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’.