Komisioni i Posaçëm i Apelit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Albert Spiro.Ai u shkarkua pasi kishte probleme me pasurinë.
KPA është përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit marrë në 12 korrik 2021 për shkarkimin nga detyra të Albert Spiros.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 67/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albert Spiro kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 419, datë 12.07.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 419, datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albert Spiro. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 05.06.2024.’- njofton KPA.