Ditën e sotme kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë.
Meloni do të inspektojë qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin shqiptar.
Meloni dhe Edi Rama në orën 11:15 do të vizitojnë zonën e Gjadrit në Lezhë dhe më pas në orën 12:00 do të mbahet konferenca në qendrën pritëse në Shëngjin.
Ndërkohë që nga dita e hënë janë marrë masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit dhe në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur oficerët e policisë italiane.