Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka postuar të mërkurën një fjalim në internet, në paraqitjen e tij të parë që kur u plagos rëndë në një atentat tre javë më parë.
Në fjalimin e tij pak para zgjedhjeve evropiane, Fico ka thënë se sulmi shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij, duke shtuar se do të ishte mrekulli nëse do kthehen në punë pas disa javësh.
Fico është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark, teksa po përshëndeste mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bratislava. Sulmuesi është arrestuar.
Fico ka thënë se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjen “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit të tij.
“Unë e fal atë”, ka deklaruar kryeministri sllovak.
Megjithatë, ai sulmoi opozitën dhe të tjerët, duke thënë: “Në fund të fundit, është e qartë se ai ishte vetëm një lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike”.
Fico sugjeroi se pikëpamjet e tij për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe çështje të tjera që ndryshojnë thelbësisht nga rrjedha evropiane e kishin bërë atë shënjestër të sulmeve.