Ditën e djeshme lojtarët e kombëtares kanë treguar mbështetjen për kanditatin e vetëm shqiptar për në Parlamentin Europian Muharrem Saliu ose Marco.
Me anë të një video ata bënë thirrje: “bëni tifo për Kombëtaren, votoni Marco-n, pastaj shkoni në plazh, një aluzion për mungesën e interesit që në përgjithësi ka ekzistuar në votimet për PE, në Itali”.
Gjithashtu Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares , Broja, Asani dhe disa nga autorët e golave në ndeshjen e fundit kanë bërë thirrje votuesve që të votojnë me 8-9 qershor për kandidatin e flamurit.
Ndërsa Presidenti Duka, zëvendëspresidenti i UEFA-s e ka quajtur këtë rast historik votën për Marco-n.
Mirëpo mbështetja me e madhe për kandidatin Marco vjen nga shoqata e shqiptarëve në Trieste, Rimini, Bolonja, Padova, Verona, Ravena, etj, pa llogaritur Venezia-n, ku ai zhvillon pjesën më të madhe të aktivitetit njerëzor e të ndërrmarrësisë.