-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës merr në pyetje gruan e Radoiçiçit

Kryesoret

Policia e Kosovës po interviston gruan e Milan Radoiçiç i cili është organizatori i sulmit në Banjskë.

Veton Elshani ka konfirmuar se ditën e sotme gruaja e tij po merret në pyetje nga Krimet Ekonomike të Prishtinës, në stacionin policor në veri.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiçit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.
Radoiçiçi kishte pranuar se ka organizuar sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ishte ndaluar në Serbi, por menjëherë u la i lirë. Është në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit