Një 23-vjeçar shqiptare është arrestuar nga policia e Greqisë pas një kontrolli rastësor.
Policia zbuloi se i riu shqiptar ishte në kërkim prej disa kohësh dhe po kërkohej pasi dyshohet se paguhej nga mafiozët për të vrarë rivalët.
23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe ka ndaluar, madje u ka treguar policëve edhe një kartë identiteti false. Por diçka në paraqitjen e të riut shqiptar bëri që polici të dyshonte dhe pas insistimit të disa pyetjeve, 23-vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap nëpër rrugica, ndjekje kjo që zgjati vetëm pak minuta.
Pas arrestimit ai ka pranuar se është vrasës me pagesë dhe kishte kontakt me mafiozët.