Gjendet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit. Trupi i 31-vjeçarit u gjet në një gurore në zonën e Gjipesë. I riu që punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi të cilin e kishte Gerald Shehu 43 vjeç, bashkëpronar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën mes 5 dhe 6 Qershorit. Gerald Shehu e vrau me pistoletë dhe i zhduku trupin. Për këtë ai u ndihmua nga dy punonjës të hotelit, Daniel Qosja dhe 30-vjeçari David Larti, të dy banues në Korçë, të cilët janë arrestuar nga policia.
Pas krimit, 43-vjeçari u arratis drejt Greqisë dhe u kap pasditen e së enjtes (6 Qershor) në ishullin e Korfuzit në Greqi. Ai u arrestua teksa po shkonte në aeroport dhe do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Por viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu kanë patur njohje mes tyre.