-sidi education-spot_img
20 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: U arrit dakordësia për të shmangur avancimin ushtarak drejt Bejrutit

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka ndërhyrë për të shmangur një përshkallëzim të situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke pretenduar se ka arritur të sigurojë angazhimin e palëve për të respektuar armëpushimin në Liban.

Sipas tij, kontaktet e zhvilluara me drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e palëve kanë ndihmuar në uljen e tensioneve në rajon.

“Pata një telefonatë shumë produktive me Benjamin Netanyahun. U arrit dakordësia që të mos ketë trupa që të hyjnë në Bejrut dhe çdo forcë që ishte nisur në atë drejtim është kthyer mbrapsht. Gjithashtu, përmes përfaqësuesve tanë, zhvilluam bisedime edhe me Hezbollahun, i cili ka rënë dakord të ndalojë sulmet ndaj Izraelit. Të gjitha palët janë angazhuar për të shmangur përshkallëzimin dhe për të ruajtur armëpushimin”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit