Ditën e sotme tre opinionistët e Përputhen janë gjendur para disa pyetjeve nga ana e publikut, të cilët kanë dhënë përgjigjet e epike për rrugëtimin e këtij sezoni.
Një nga pyetjet e dërguara nga publiku që i është drejtuar Nedës kishte të bënte me faktin cilën nga drejtueset e programit, mes Borës, Megit dhe Orës, ajo do të zgjidhte.
“Më mirë me Orin, Borën apo Megin?”, ishte pyetja e bërë nga ana e publikut.
“Më mirë me Megin. Në radhë të parë mendoj se jemi bërë një skuadër me kompakte. Mendoj që kemi qenë një skuadër, të gjithë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri por jemi përputhur shumë mirë”, është shprehur Neda.