Armando Broja mund të përfundojë tek Milani. Kështu shkruan “Gazzetta dello sport”. Sipas mediave italiane marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt. Nëse realizohet transferimi do kemi derbi Broja-Asllani në ndeshjen e radhës Milan-Inter.
Shefi i merkatos së Milanit, Monkada, është në Londër dhe po bisedon me Çelsin për huazim me të drejtë blerje për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Armando Broja do të jetë në krye të sulmit kuqezi në “Euro2024”.