-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova, në kurthin e importeve të larta

Kryesoret

Volumi tregtar i Kosovës me jashtë vendit është përmirësuar dukshëm që nga shpallja e pavarësisë në 2008, por vlera e importeve ishte afërisht 7 herë më e lartë se e eksporteve më 2023, me përkeqësim në raport me 2022, çka tregon se vendi nuk po shfrytëzon potencialet që zotëron për rritjen e prodhimit.

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Europë, ka pasuri nëntokësore, tokë pjellore dhe kapacitete për të rritur prodhimin e energjisë së pastër, por në krahun tjetër mungojnë politikat dhe mbështetja e duhur politike dhe financiare për t’i zhvilluar më tej këto mundësi.

Gjatë viteve të fundit, zhvillimet politike në vend kanë lënë në hije aspektin ekonomik, tha Mustafë Kadriaj, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

Ekonomistët e pohojnë se vitet e fundit e gjithë energjia e qeverisë dhe politikës në përgjithësi është fokusuar te mosmarrëveshjet me Serbinë dhe çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë e brendshme kanë mbetur pas.

Vetëm mineralet e Trepçës kanë tre të katërtat e elementeve të tabelës së Mendelejevit. Nëse mineralet nuk do të shiteshin si nxirren nga toka por të përpunohen, vlera eksporteve prej tyre do të ishte 30 herë më e lartë, – thotë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Ai vuri në dukje se Kosova është një importues neto i energjisë, teksa nuk po shfrytëzon burimet e mëdha natyrore në ujë dhe qymyr, erë dhe diell për të prodhuar energjinë që i nevojitet konsumit vendas.

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se në vitin 2023, eksportet e Kosovës në vlerë ishin 863 milionë euro, me rënie 6.2% në krahasim me vitin 2022, ndërsa importet shënuan rritje me 4.8% për të njëjtën periudhë, duke ndikuar në zgjerimin e deficitit tregtar me rreth 10% në një vit (Lexo KETU lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit