Një gjykatë në Korfuz ka vendosur masën e sigurisë 40 ditë burg për pronarin e hotelit në Dhërmi që pak ditë më parë vrau punonjësin dhe tentoi që përmes Greqisë të arratiset në Angli.
Gerald Shehu ka deklaruar në gjyq se është shtetas britanik duke kërkuar rrëzimin e kërkesës nga Tirana për ta ekstraduar në Shqipëri me pretendimin se i rrezikohet jeta.
Më tej, Shehu ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi vetë Eraldo Nevruzi e kishte ofenduar dhe goditur i pari, sipas tij.
Pala shqiptare pritet që të nisë kërkesën për ekstradim dhe më pas mbetet në dorë të gjykatës greke.