Ish kryeministri Sali Berisha në fjalimin nga ballkoni i banesës tha se duhet të nis një mision i ri shpëtimtar i frymëzuar nga qëndrestarët e çdo nate që ngrejnë zërin për çdo vështirësi.
“Çdo qytetar i këtij vendi që e ndjen veten sadopak shqiptar, që e sheh Shqipërinë se si tretet para syve të tij, sheh pasuritë e këtij vendi se si plaçkiten në mënyrë të tmerrshme nga një klan qeveritarësh, sheh krimin që me hanxharët e tij bën ligjin në rrugë, në shesh, në parlament, në kryeministri, në mbarë vendin, duhet frymëzohet nga nga ju, qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare që çdo natë kapërceni çdo vështirësi dhe ngrini këtu zërin e protestës”, tha Berisha.
Më tej ai theksoi se këtë vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë.
“Në rast se në 8 vite u larguan mbi 1 milion qytetarë, në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur dhe Shqipëria shpejt do të jetë vendi i parë në botë në kohë moderne që do të zbrazet tërësisht nga banorët e saj”, theksoi Berisha.