-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës ekstreme

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka shpërndarë Parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Sondazhet në Francë kanë treguar që lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30 për qind të votave.

Kjo parti nuk ka shënuar asnjëherë më parë një rezultat kaq të lartë.

Le Pen ka thënë se partia e saj është e gatshme të marrë pushtetin.

“Ky votim historik tregon që kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë”, ka thënë ajo para mbështetësve në Paris.

“Jemi të gatshëm të marrim pushtetin, nëse francezët na besojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

“Jemi të gatshëm të ngjitemi në pushtet, t’i japim fund migrimit masiv, dhe të ringjallim Francën sërish”.

Lista e partisë së Macronit, Rilindja, e udhëhequr prej Valerie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2 për qind të votave. / REL 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit