-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Vjedhja nëpërmjet ujësjellësave në Këlcyrë është kthyer në ‘profesion’

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka ndarë në rrjetet sociale një status në lidhje me problematikën e ujësjellësave në bashkinë e Këlcyrës.

Sipas Shehut fondet për ujësjellësat janë vetëm për të vjedhur pasi prej ditësh në Podgoran nuk ka ujë.

Shehu u shpreh se ujësjellësi në këtë zonë përfundoi 6 muaj më parë dhe nuk është më funksional prej disa ditësh.

Deputeti u shpreh se SPAK, prokuroria etj, vetëm “flenë”, megjithëse dosjet i kanë.

Postimi i plotë:

Ne Kelcyre ujesjellesat, vetem per te vjedhur
Podgorani pa uje prej ditesh, perseri.
Kur nje “ujesjelles” i ri perfundoi 6 muaj me pare!
Fondet “avulluan”, sic ka ndodhur aty dhe ne Bashkine e Kelcyres ne vazhdimesi me ujesjellesit.
Dhe SPAK, prokuroria etj, vetem “flene”, megjthese dosjet i kane.
Ashtu si u zhduken pa sjelle uje mbi 1 M E, qe u perdoren per “ujesjellesin” e qytetit…
Por qe ne fak sherbeu vetem si burim “shatrivanesh”, shkaterrues rrugesh.
Per te shkuar me tej tek ajo depoja misterioze e grumbullimit te ujit, qe ngeli gjithmone bosh ose plot me baltra.
Kudo keshtu ne ate Bashki, ku vjedhja nepermjet ujesjellesave eshte kthyer ne “profesion”!
Ne fakt me te gjitha investimet eshte e njejta tablo.
Sepse vetem vidhet e qytetaret ngelin pa uje, pa…..
Ndersa Kryetari i Bashkise i perfshire ne keto e shume te tjera “bema”, vazhdon te shkoje ne zyren e uzurpuar me ndihmen edhe te “patericave” aty.
Sepse drejtesia vazhdon te “pilotohet” politikishit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit