Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po votojnë sot për Parlamentin e ri Europian. Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian.
Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa hedhin votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian.
Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 14:30 sot.
Parlamenti Evropian në Bruksel u mbulua me pankarta që nxisin qytetarët të votojnë të dielën, në ditën e fundit të zgjedhjeve katër-ditore. Të dielën votohet në 21 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. /VOA