I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” publicisti Kim Mehmeti ka folur për marrëdhënien mes liderëve në trojet shqiptare. Sipas tij askujt nga ata nuk i intereson bashkimi i shqiptarëve dhe ndaj sjellin vetëm përçarje.
“Kjo Shqipëri e vogël sa është ishte endërr e bashkëshqiptarëve dhe kjo Kosovë e çliruar është ëndërr e bashkëshqiptarëve dhe tani nuk ka më frymë bashkëshqiptare.
Ne mund të jetojmë në 4 shtete por mund ta kemi një parlament të përbashkët.
Mund të kemi një parlament si Europa e bashkuar, ndër të tjerat parlamentet kanë probleme se jemi të ndarë. Ndaj politikanët që kemi sjellin veç përçarje. Nuk është në rregull. Ata nuk duan një bashkim kombëtar, duan të jeni secili mbret i Shqiptarisë së vet.” u shpreh ai.