-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Gjermani nuk priten zgjedhje të parakohshme

Kryesoret

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Hebestreit tha se për asnjë sekondë nuk është menduar për zgjedhje të reja në Gjermani. Pyetja u shtrua pas shpalljes së zgjedhjeve të reja në Francë.

Qeveria gjermane ka kundërshtuar spekulimet dhe thirrjet për zgjedhje të parakohshme, pas humbjeve të partive të koalicionit në zgjedhjet evropiane. “Data normale për zgjedhjet është vjeshta e ardhshme dhe kështu planifikojmë ta zbatojmë atë,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. “Në asnjë moment, as për asnjë sekondë, nuk është menduar se në Gjermani mund të shpallen zgjedhje të reja”.

Koalicioni tripartiak është një projekt katërvjeçar. “Në fund të katër viteve mbyllen llogaritë”. Hebestreit theksoi se qeveria është marrë me shumë fusha, pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe me ristrukturimin e ekonomisë, për të mbrojtur më mirë klimën. Kjo po shkakton paqetësi.

Pyetja se pse kancelari Scholz nuk shpall zgjedhje të reja parlamentare, siç bëri Presidenti Macron në Francë, u shtrua në medie dhe nga opozita CDU/CSU natën e zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann i tha kanalit ZDF se kancelari duhet të hapë rrugën për zgjedhje të reja. /DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit