-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i dha vulën Berishës, analistët për VOA: Humbje kohe për 2 vjet

Kryesoret

Analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi pohuan për Zërin e Amerikës se çështja për PD-në sot është paraqitja si një alternativë e re dhe me portrete të rinj pa ngarkesa me të shkuarën.

Ata pohuan se debati për vulën Partisë Demokratike mori një vëmendje të pamerituar dhe palët humbën shumë kohë të vlefshme, që mund t’i kushtohej programit dhe ekipeve të reja përfaqësuese.

Analistët theksuan se vendimi i sotëm i gjykatës i dha fund paqartësive administrative proceduriale mbi përfaqësimin e Partisë Demokratike, ndonëse e cilësuan si humbje kohe këto dy vjet që kriza brenda saj nuk u zgjidh me mjete politike pa shkuar në gjykatë.

Drejtuesi i institutit të studimeve politike, Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës se partitë janë bashkime vullnetare të qytetarëve në demokraci bazuar në një program dhe nuk kishte arsye që kjo çështje t’i mbetej gjykatës.

“Në momentin që gjykata mori këtë vendim, unë nuk shoh arsye për entuziazëm, nuk shoh arsye që palët të bëjnë festë. Kriza mbetet aty. Opozita është e pareformuar, e papërfaqësuar, e paorganizuar dhe është shumë larg qenies së një partie konkurruese për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Palët me siguri do të mundohen të mbijetojnë duke kërkuar rrugë të tjera. Unë pres që krahu i zotit Basha të krijojë një parti të re politike dhe krahu i drejtuar nga zoti Berisha do të mundohet të administrojë pushtetin si parti e madhe e opozitës, por të dyja të ndara apo të bashkuara nuk arrijnë dot të formësojnë një opozitë konstruktive, reformatore dhe proeuropiane për të cilën ka nevojë Shqipëria”, thotë zoti Krasniqi. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit