Në tubimin e sotëm ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për vendimin e Apelit për t’i rikthyer vulën e PD-së, forcës së tij politike. Sipas Berishës kjo është fitorja më e madhe e demokratëve.
Berisha:Por vitet e fundit, me të njëjtën egërsi që komunistët shkallmuan simbolet fetare, përdhosen simbolet kombëtare, kërkuan në hakmarrjen më primitive të zhduknin flamurin e lirisë, e demokracisë në Shqipëri
Këtë flamur kërkuan ta grabisnin!
Këtë flamur kërkuan ta tjetërsojnë.
Ishte planifikuar që ky flamur të zhdukej dhe të mbetej një relike e historisë.
Kësaj here jo nga komunistët, por nga një formë e re perverse diktature, që së fundmi u pagëzua edhe nga mediat ndërkombëtare si shtet i mafies, si narkoshteti!
Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike.
Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike.
Me këtë flamur ne sot i fshijmë lotët Shqipërisë, e cila në 10 vite ka humbur 35% të bijve dhe bijave të saj nga regjimi i Edi Ramës.
Nga një shpopullim genocidal, që se ka parë kurrë historia e Shqipërisë.
Nga një shpopullim genocidal, plotësisht i qëllimshëm, nga narkoshteti i Edi Ramës.
Prandaj nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.