-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elahida Danit i besohet kjo detyrë e rëndësishme në RTSH

Kryesoret

Elhaida do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit 63 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit.

Prezantimi i saj në këtë post shumë të rëndësishëm për eventin muzikor, që organizohet çdo fund vit në RTSH, u bë nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza.

“Ardhja e Elhaidës është një lajm i gëzuar për mua, stafin dhe mbarë opionionin publik, sepse do të jetë një vlerë e shtuar për festivalin, duke pasur parasysh karrirën e saj të jashtëzakonshme duke nisur që nga fitoret e saj në shumë kompeticione muzikore. Me të do të punpojë edhe Bojken Lako, që ishte drejtor i Festivalit të 62-së, i cili ka bërë një nga festivalet më mira që që ka bërë RTSH”, tha z. Peza.

Artistja Elhaida Dani, fituese e shumë kompeticioneve muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit u shpreh entuziaste për detyrën e re. Ajo tha se do të përcjellë të gjithë përvojën e saj personale dhe profesionale në festivalin e 63 të këngës, për të cilin tashmë ka nisur puna.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit