Policia e Fierit në lagjen “1 Maji” ka arrestuar dy persona teksa po shisnin doza lënde narkotike.
23-vjeçari me iniciale S.I dhe 28-vjeçari me iniciale R.O., banues në Fier i ndanin lëndët narkotike në doza në banesat e tyre dhe më pas i shisnin në lagje të ndryshme.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës një peshore elektrike, një grirëse bimore, një thikë dhe katër celularë.
Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 42-vjeçarin me iniciale E.I., i cili dyshohet se ka pasur dijeni për këtë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.