Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim prej 2 javësh për kultivimin e kanabisit është arrestuar.
Ai kishte kultivuar në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe 321 fidanë kanabisi dhe 52 bimë narkotike, gjithashtu iu gjet dhe një sasi municioni.
“Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin P. C., 49 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.
Për 49-vjeçarin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.