Pas marrjes së vulës së PD-së Berisha në tubimin e sotëm u shpreh se kjo nuk është fitore e Berishës por e çdo shqiptari.
BERISHA:Sot është dite e mirë për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike, me flamurin e saj, pasi ky flamur fshin çdo pengesë, çdo ndarje të tyre me shumicën e vëllezërve dhe motrave!
Dera është e hapur për kontributin dhe mendimin ndryshe të garantuar për çdo demokrate dhe demokrat!
Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por ka fituar demokracia. Sot ka fituar çdo shqiptar që beson se me pluralizmin e marrë peng, liria nuk ekziston. I vetmi i humbur sot është Edvin Kristaq Rama.