Pasi gjykata e Apelit iu dha vulën e partisë, Sali Berisha ka drejtuar një mesazh anëtarëve në grupet e WhatsApp.
Ai iu ka dhënë udhëzimet nga arresti i shtëpisë ku u kërkon që mos të përdoret më termi vulë ose logo por vetëm fjalën flamur.
“Mesazh për te gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të të gjitha niveleve, anëtarësinë tonë! Vendimi i sotëm është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që t’ju shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD.
Është mision i një rëndësie të veçantë për secilin prej jush që të bëni çdo gjë që keni në dorë që vëllezërit dhe motare e familjes tonë të madhe politike të kthehen me dinjitet në shtëpinë e tyre. Aktualisht kjo është detyra jonë më kryesore.
Kjo është prova jonë. Jam i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision. O sot o kurrë! Fitore! Te dashur miq, ju lutem njerëzish qe ne te gjitha komunikimet tuaja publike por dhe private, mos përdorni fjalët: vulë, logo por vetëm Flamur, flamur, Miqësisht Sali Berisha