-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

80 vite të tragjedisë Çame! Sonte në 18:30 filmi dokumentar ‘Koha për t’u kthyer në shtëpi’

Kryesoret

Sot në orën 18:30 Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i drejtuar nga Alket Veliu paraqet në kinema “Millenium” në Tiranë premierën e filmit dokumentar “Koha për t’u kthyer në shtëpi” me skenar dhe regji të Admirina Peçit kushtuar genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri në vitet 1944-1945.

Alket Veliu: Shteti shqiptar të përkujtojë 80-vjetorin e genocidit në Çamëri!

Drejtuesi i fondacionit, Alket Veliu shprehet se në këtë 80-vjetor heshtja e institucioneve shqiptare për të përkujtuar gjenocidin i shërben mosavancimit të çështjes çame dhe se “është e investuar nga pala greke dhe mirëpritur nga pala shqiptare”.

Politikat greke janë të hartuara dhe konsoliduara, nuk janë ngjarje rastësore. Krimet e kësaj kohe janë të paimagjinueshme. Ka 170 fëmijë të vrarë të hedhur në një përrua” shprehet Irakli Koçollari.

Rreth 30 mijë mes dy luftërave botërore llogariten që të jenë dëbuar” thekson historiani Pëllumb Xhufi. Dëshmitarët rrëfejnë masakrat që kanë parë me sy. “Paramitia u kthye në një thertore” thotë Hajredin Isufi.

Historiani Beqir Meta shprehet se Greqia “i paraqitni të gjithë çamët sikur ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, që është krejtësisht absurde dhe e pavërtetë”.

Për shkak të urisë kanë vdekur rreth 2755 persona” deklaron studiuesi dhe historiani Hasan Bello.

Për diplomatin Shaban Murati është mjaft e qartë. “Kjo është një çështje politike, këtu janë të gjithë fajtorë, të gjitha regjimet, pa përjashtim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit