Me rastin e festës së lirimit të Kosovës, Presidenti Bajram Begaj ka vizituar Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Vetë kryetari Ramush Haradinaj ka ndarë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale këtë vizitë.
“Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni!
Faleminderit President Begaj. Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj..