-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken: Disa propozime të Hamasit për planin e armëpushimit janë të realizueshme, disa jo

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se ndërmjetësit do të vazhdojnë të përpiqen të mbyllin një marrëveshje armëpushimi, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terrosite nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera – propozoi ndryshime të shumta në një plan të mbështetur nga SHBA-ja, prej të cilave ai tha se disa ishin “të zbatueshme” dhe disa jo.

Blinken nuk shpjegoi se çfarë ndryshimesh kërkon Hamasi, por ai tha se ndërmjetësit – Katari, Egjipti dhe SHBA– do të vazhdojnë të përpiqen “të mbyllin këtë marrëveshje”.

Ai ia vuri përgjegjësinë Hamasit, duke e akuzuar atë për ndryshimin e kërkesave.

“Hamasi ka propozuar ndryshime të shumta në propozimin që ishte në tryezë… Disa nga ndryshimet janë të zbatueshme, disa jo”, u tha Blinken gazetarëve në Katar.

“Unë besoj se ato (dallimet) janë të kalueshme, por kjo nuk do të thotë se ato do të kapërcehen sepse në fund Hamasi duhet të vendosë”.

Komentet nga Blinken erdhën pasi Hezbollahu i Libanit lëshoi një breshëri masive raketash në veri të Izraelit për t’u hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë, duke përshkallëzuar më tej tensionet rajonale.

Hezbollahu, një aleat i Hamasit i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës tetëmujore Izrael-Hamas dhe thotë se do të ndalet vetëm nëse ka një armëpushim në Gazë. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit