-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debat te koncesionet, PS rrëzon PD-në: Ekonomi nuk largohet

Kryesoret

Rrëzohet kërkesa e demokratëve që Milva Ekonomi të mos jetë pjesë e mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi për shkak se sipas tyre ka konflikt interesi pasi sipas Ina Zhupës “përmendet në gjetjet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përgatitur nga Bexhet Zeqiri” i cili sot do të dëshmojë.

“Një prej anëtarëve të këtij komisioni ka konflikt interesi në këtë seancë. Nuk duhet të marri pjesë. Milva Ekonomi (Ish-drejtoreshë e FSDKSH) përmendet në gjetjet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përgatitur nga Bexhet  Zeqiri, audituesi i KLSH  që do të dëshmojë sot në komision. Nuk mund të jetë e pranishme në këtë seancë dëgjimore, sepse ka konflikt interesi” tha Zhupa.

Nga ana tjetër, nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca, tha se kushtet e konfliktit të interesit nuk qëndrojnë ndaj kërkoi vijimin e seancës. “Zonja Ekonmi ka ushtruar detyrën publike, njësoj si audituesi i KLSH dhe nuk ka konflikt interesi, të interesave private. Tjetër gjë nëse po flasim për paanshmëri. Të vazhdojmë të marrim dëshminë, sepse nuk ka asgjë që do përbënte konflikt me asnjë prej anëtarëve” tha ai.

Vetë Ekonomi deklaroi se nuk kam konflikt interesi. “Do të ishte e mira të vija me një informacione për të ndihmuar komisionin. Kam pasur detyrën e zv. ministres së Shëndetësisë, dhe më pas kam marrë detyrën si e komanduar e FSDKSH

Ky është institucion financiar i cili zbaton kontratat dhe nuk harton apo zgjedh kontratat. Unë e kam bërë këtë detyrë duke mos qenë deputete dhe konflikti i interesit lind kur je deputete, dhe unë deputete jam bërë në 2017-ën. Si drejtoreshë unë kam qenë një person që kam ekzekutuar vendimmarrje të tjera, nuk kam  marrë unë vendime” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit