-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku takon Wisner: Kujdes në afrimin e investimeve të huaja

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku bashkë me një numër deputetësh nga parlamenti shqiptar ka takuar të deleguarin me punë të SHBA në Tiranë, David Wisner. Tabaku u shpreh se është e nevojshme që Shqipëria të ketë një mënyrë dhe formë parandaluese për këto ndërhyrje duke nënvizuar rëndësinë e legjislacionit.

“Kënaqësi të isha pjesë e konferencës për Mekanizmin e Mbikqyrjes së Investimeve në të cilën pata mundësinë të diskutoja përpara Departamentit të Shtetit mbi Byronë dhe Çështjet Ekonomike në SHBA, charges d’affair të SHBA z. Wisner dhe kolegë të parlamentit mbi rëndësinë e mjeteve dhe mënyrave për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare nga sulmet dhe goditjet e furishme të vendeve armiqësore me ne.

Një nga mënyrat se si mund t’ia arrijmë kësaj është duke implementuar politika dhe forma të testuara në Bashkimin e Europian dhe SHBA për të hetuar me kujdes çdo propozim të huaj që na vjen në sektorët kyç të ekonomisë dhe pasurive tona kombëtare. Na duhet të mbrojmë vendin tonë nga rreziqet e ndikimeve malinje të vendeve jo miqësore. Një Shqipëri e fortë do të thotë një rajon i fortë. Një Shqipëri e suksesshme do të thotë një shoqëri më pranë qëllimeve tona gjeostrategjike” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit