Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me rënien e zjarrit në Shkodër.
Balla tha se shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit të madh në lagjen “Qafë Hardhi”.
Ndërsa policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër.
Gjithashtu Balla njoftoi se Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit.