Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar vendimin që të vazhdohet edhe një vit “emergjenca kombëtare” për Ballkanin Perëndimor.
Siç thuhet në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, masa është vazhduar me arsyetimin e bazuar në “aktet e dunës ekstremiste” dhe “aktivitet pengues”,
Për herë të parë, vendimi është marrë më 26 qershor të vitit 2001.
“Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli një emergjencë kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (50 U.S.C. 1701 e më tej) për t’u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm sigurisë kombëtare dhe Politikës së Jashtme të ShBA-së, e përbërë nga veprimet e personave të përfshirë në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë ose mbështesin, (i) dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (ajo që tani është Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe diku tjetër në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose (ii) bëjnë veprime që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, në Kosovë.” – thuhet në vendim. /Nacionale