Policia i ka sekuestruar një shumë parash dy personave në Fier.
Gjatë kontrollit në makinat e tyre, 51-vjeçarit me iniciale A.L., banues në Levan iu gjetën 89 390 euro dhe 53-vjeçarit me iniciale J.Xh., banues në Fier iu gjetën 11 500 euro dhe 60 00 lekë pa dokumente shoqëruese për burimin e tyre.
Ndërkohë ka vijuar procedimi penal për këta dy persona pasi dyshohet se paratë janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë shtetit.
Ndërsa puna hetimore po vijon për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre personave.