Pasditen e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në lagjen Qafë Hardhi në qytetin e Shkodrës.
Zjarri ka rënë te tregu i rrobave të përdorura, por rrezikohen dhe banesat.
Menjëherë zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe nuk ka raportime për të lënduar.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.