Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga dritarja e banesës tha se narkoshteti i Ramës është i shëmtuar në çdo aspekt.
Berisha thekson se hordhia e zyrtarëve shqiptarë është derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve.
“Të dashur miq, narkoshteti është shteti më i shëmtuar në të gjitha aspektet.
Ndeshja që zhvillohet sonte ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare.
Ka mbyllur zyrat, ka mbyllur parlamentin tre ditë para.
Hordhia e zyrtarëve shqiptarë, të urryer të gjithë nga fansat kuqezi, janë derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedha të shqiptarëve.
Haram i paçin.
Për hundë do ua nxjerrim!
Beteja jonë është betejë për çdo shqiptar.
Është betejë për të sotmen, për të ardhmen e këtij vendi.
Është betejë që shqiptarët të mos braktisin vendin e tyre.
Është betejë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në këtë vend”, shprehet Berisha.