Një turiste britanike është shpëtuarnë Gjipe pasi rrezikoi të mbytej.
Ajo ndodhej në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” me mjetin lundrues tip “Kanoe”, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg.
Njësia e Policisë Detare ndihmoi turisten e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistja ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm.